Mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani ka thënë se i është bashkuar Napolit nga Hellas Verona për shkak të synimeve të mëdha të klubit napolitan për ta fituar çdo garë, duke i hedhur poshtë ofertat e shumta nga klubet e tjera për këtë arsye.
Napoli e bleu kapitenin e Kombëtares së Kosovës në janar për 14 milionë euro, por e la në huazim te Verona deri në përfundim të këtij sezoni
25-vjeçarit iu desh vetëm gjysmë sezoni në ligën elitare italiane për t’i shfaqur aftësitë pas kalimit në Verona nga Dinamo e Zagrebit.
“Do ta pranoj, nuk prisja që Verona të interesohej për mua, sepse isha në bisedime me klube të tjera nga vende tjera, por sapo më erdhi mundësia të luajë në Itali, hodha poshtë çdo ofertë tjetër”, tha Rrahmani për Corriere dello Sport.
“E dija se vetëm Serie A do të më lejonte ta dëshmoja atë që mund ta bëj në të vërtetë. Njëlloj edhe me Napolin”, shtoi qendërmbrojtësi.
“Më bën për Veronën, por e pata mundësinë për t’iu bashkuar Napolit, një ekip i cili ka synime t’i shkojë deri në fund çdo gare. E kapa me të dy duart e mia, por e harruar mirënjohjen që e kam për klubin i cili më ndihmoi të arrij deri këtu”, theksoi kosovari