Rrëfehet Berlusconi pas betejës me koronavirusin: Një nga eksperiencat më të vështira të jetës ime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ftuar i gazetarit Gabio Fazio në “Che tempo che fa” në Rai 3, ka rrëfyer eksperiencën e tij me Koronavirusin.

Sipas 82-vjeçarit, eksperienca me virusin ishte një ndër më të këqijat të përjetuara ndonjëherë.

“Pak nga pak, pasojat e Covid po zhduken. Ishte një nga përvojat më të këqija të jetës sime. Unë i kuptova dhe ndava vuajtjet e shumë njerëzve të sëmurë dhe të shumë njerëzve të pikëlluar nga sëmundja e të dashurve të tyre. Nuk mund të them se ndihem mirë kur rreth nesh ka ende spektakël të dhimbjes, pikëllimit, krizës që për shumë familje dhe biznese mund të thotë shkatërrim”, tha ish kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, përcjell Ora News.

Lideri i Partisë Forza Italia, ish kryeministri italian Silvio Berlusconi u shtrua në spitalin “San Raffele” të Milanos pas infektimit nga Covid-19.

Ai ka qëndruar 12 ditë rresht në këtë spital, që prej datës 3 shtator dhe është kuruar nga mjeku i tij personal Profesor Zangrillo.

Por fatmirësisht, Berlusconi arriti ta mposhtë virusin, pavarësisht moshës që mban mbi supe.

Share This Article