Rrëfehet Kim Kardashian, zbulon vështirësinë e saj më të madhe në jetë: Ka net që qaj para se të fle

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të qenit nënë është ‘një punë’ e vështirë për këdo, edhe nëse je si Kim Kardashian, që ka të punësuar një ‘ushtri’ pas. Ylli i famshëm ka zbuluar se ka momente që i duket aq e vështirë si proces saqë shpërthen në të qara para se të fle.

 ‘Është gjëja më e vështirë. Ka net që qaj para se të shkoj për të fjetur’, tha ajo në një intervistë televizive.

Ajo shtoi se fëmijët e saj kanë personalitet krejtësisht të ndryshëm dhe shpesh zihen me njëri-tjetrin.

 ‘Shpesh më duhet të luaj policin e mirë ose policin e keq. Të jesh prind është vërtet e vështirë. Vetëm kështu mund ta përshkruaj’, u shpreh Kim, megjithatë shtoi se kjo është ‘puna më shpërblyese në të gjithë botën ‘.

‘ Nuk je kurrë i përgatitur. Nuk ka asgjë që mund t’ju përgatisë për këtë përvojë. Jeni krenar që ia keni dalë edhe një ditë tjetër ‘, tha ylli televiziv në mbyllje.

Share This Article