ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 2 minutes ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 5 minutes ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 10 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 14 minutes ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 21 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Rrëfehet Stoltenberg: Ja si i refuzova Zelenskyt vendosjen e zonës ndalim-fluturimi mbi Ukrainë në shkurt të 2022-it

albnews by albnews
10 November, 2025
in Bota
0
Rrëfehet Stoltenberg: Ja si i refuzova Zelenskyt vendosjen e zonës ndalim-fluturimi mbi Ukrainë në shkurt të 2022-it

ROME, ITALY, MAY 08: NATO secretary general Jens Stoltenberg leaves after meeting with Italian Premier Giorgia Meloni (not seen) at Chigi Palace government office in Rome, Italy, on May 08, 2024. Riccardo De Luca / Anadolu/ABACAPRESS.COM

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka quajtur “moment jashtëzakonisht të dhimbshëm” telefonatën e shkurtit 2022 kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi me ngulm vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainën – kërkesë që ai e refuzoi.

Sipas kujtimeve të tij të publikuara sot nga “The Times”, Zelensky e telefonoi nga një bunker në Kiev, ndërsa kolonat ruse po i afroheshin kryeqytetit.

RelatedPosts

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

Tërmeti me magnitudë 6.7 Rihter godet Japoninë

“Jam i vetëdijshëm që trupat tokësore të NATO-s nuk do të vijnë, e pranoj këtë vendim edhe pse nuk pajtohem”, i tha Zelensky, ndërsa shtoi “kemi nevojë për mbrojtje ajrore. Ju e bëtë një zonë ndalim-fluturimi në Bosnje në vitet ’90 kundër serbëve – pse nuk e bëni të njëjtën për ne tani?”

Nga ana tjetër e telefonit Stoltenberg iu përgjigj: “Për të mbyllur qiellin ukrainas, do të duhej të shkatërronim sistemet kundërajrore ruse dhe bjelloruse, madje edhe brenda territorit rus. Çdo përplasje me avionët rusë do të shkaktonte luftë të plotë NATO-Rusi. Këtë nuk mund ta rrezikonim.”

Ish-shefi i NATO-s pranoi se frikësohej se ajo mund të kishte qenë biseda e fundit me Zelenskyn.

“Ishte një çast që ma shtrëngoi zemrën”, shkruan ai.

Megjithatë, Stoltenberg e mbron vendimin e tij: Refuzimi i trupave tokësore dhe i zonës ndalim-fluturimi ishte i drejtë. Po të kishim hyrë direkt, sot mund të kishim luftë botërore bërthamore.”

Ai kritikon ashpër Perëndimin për ndihmën “shumë të vogël dhe shumë të vonuar.

“Po t’i kishim dhënë Ukrainës armët e rënda që i ka sot qysh në vitin 2021, Putini ndoshta do ta kishte konsideruar pushtimin si tepër të rrezikshëm dhe do të kishte hequr dorë”, tha Stoltenberg. Libri i Stoltenberg del në shitje javën e ardhshme.

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result