ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump 13 hours ago
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h 13 hours ago
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja? 13 hours ago
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos 16 hours ago
CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë “narko-shtet”, Berisha falënderon: E bëjmë këtë jo vetëm për kombin tim, por edhe për sigurinë e rajonit 16 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Rrëfimet mjekëve që do ta lënë Kosovën për të punuar në Gjermani

albnews by albnews
14 August, 2021
in Kosova
0
Rrëfimet mjekëve që do ta lënë Kosovën për të punuar në Gjermani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rreth 220 mjekë e kanë lënë Kosovën përgjatë dy viteve të kaluara. Edhe 150 të tjerë pritet të largohen këtë vit nga Kosova, për të kërkuar punë në shtetet e BE-së

Arsye për ikjen nga Kosova, mjekët thonë se janë paga dhe kushtet në punë.

RelatedPosts

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës

Paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa në Gjermani, ata paguhen deri në 4 mijë euro.

Një pagë të tillë synon ta marrë edhe Rrezon Nalli nga fshati Krushë e Madhe, i cili ka diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në korrik të vitit 2019.

Ky 26-vjeçar nga Komuna e Rahovecit, si qindra mjekë të rinj në Kosovë, është duke tentuar të gjejë punë në Gjermani. Ai thotë se pagat e vogla në sektorin e shëndetësisë dhe kushtet jo të mira të punës, kanë ndikuar që ai të mendoj të largohet nga vendlindja.

“Të them të drejtën, këtë dëshirën për të shkuar jashtë vendit, e kam pasur gati thuajse nga viti i dytë i studimeve në fakultet, gradualisht e kam parë që sistemi shëndetësor është degraduar dhe thjesht nuk e kam gjetur veten si pjesë të këtij sistemi. Më është dashur të sakrifikoj shumë për të përfunduar studimet”, tha Nalli.

Rrezon Nalli ëndërron që të bëhet një ortoped i suksesshëm në Gjermani. Si student, kishte shkuar në Gjermani në vitin 2017 me vizë pune dhe me t’u kthyer nga atje, kishte filluar të mësoj gjuhën gjermane.

“Jam në fazë të pritjes së rezultateve të nivelit B2 (test i gjuhës gjermane), kam hyrë në provim. Diplomën e B1 e kam marr më herët, mirëpo për ne në mjekësi është e obligueshme niveli B2 i gjuhës, për këtë arsye kam vazhduar me kurse”, tha Nalli.

Ylber Murtezaj pronar i nj shkolle të gjuhëve të huaja në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë, se rreth 2 vjet mund të zgjasë kursi për të mësuar gjuhën në nivelin që kërkohet dhe shuma që duhet të paguar, kalon mbi 1 mijë euro.

“Niveli bazik mund të sillet rreth 150 euro. Ky nivel përfshin nivelin A1 dhe A2, dy nivelet komplet 200 euro. Pastaj nivelet B1 dhe B2, mund të shkojnë rreth 300 euro, dy nivele 600 euro. Këtu varet edhe forma e ndjekjes së kursit, a është në grup apo në mënyrë individuale”, tha Murtezaj.

Për një vit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, diplomojnë rreth 150 mjekë të rinj.

Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, një numër i përafërt pritet të largohet nga Kosova deri në fund të këtij viti.

Pleurat Sejdiu nga kjo Odë, tha se shumica e mjekëve që largohen nga Kosova, shkojnë në Gjermani.

“Që nga funksionalizimi i Odës së Mjekëve të Kosovës, tash është viti i katërt, këtë vit ka qenë numri më i madh. Vetëm për 7 muajt e parë kemi pasur 82 mjekë, të cilët kanë kërkuar dokumentin për largim, i cili iu duhet si referencë apo si dokument nga Oda e Mjekëve që nuk kanë ndonjë problem me kodin e etikës profesionale dhe me ligjet në Kosovë”, tha Sejdiu.

Sejdiu tha se rreth 220 mjekë janë larguar nga Kosova në dy vjetët e fundit dhe nëse vazhdon ky trend i largimit, Kosova do të përballet me mungesën e mjekëve.

“Unë mendoj që brenda 5 vjetëve do ta kemi krizën se trendi shkon edhe tek rritja e numrit të specialistëve të rinj që largohen. Në gjashtëmujorin e parë, kemi pasur 7 specialistë të rinj që janë larguar dhe kjo e keqëson edhe më shumë situatën, kur ne kemi moshën mesatare mbi 50 të mjekëve të punësuar në Kosova”,tha Sejdiu.

Sipas Sejdiut, 90 për qind e atyre që largohen nga Kosova janë mjekë të përgjithshëm të sapo diplomuar.

Instituti GAP, ka bërë dy raporte në vitet e fundit, sa i përket emigrimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Jeton Mehmeti nga ky institut, tha se nëse trendi i emigrimit të fuqisë punëtore kthehet në përmasat e kohës para pandemisë, sektori i kujdesit shëndetësor, teknologjisë informative, i gastronomisë, inixhieria dhe bujqësia, rrezikojnë të preken seriozisht nga mungesa e fuqisë punëtore.

“Emigrimi i fuqisë punëtore drejt vendeve të BE-së është në rritje. Rregullorja për Ballkanin Perëndimor, ka ndikuar dukshëm në rritjen e emigrimit të fuqisë punëtore drejt Gjermanisë. Nga të dhënat qe kemi siguruar nga Agjencia Federale e Punësimit e Gjermanisë, del se kosovarët prijnë për nga interesimi për të emigruar”, tha Mehmeti.

Lirim Krasniqi nga Organizata joqeveritare Germin, organizatë kjo që merret kryesisht me çështje të diasporës, tha se shumica e të rinjve nga Kosova që marrin viza të Gjermanisë, shkojnë të punojnë në sektorin e ndërtimtarisë.

“Vetëm punëtorët shëndetësorë që shkojnë në Gjermani, përfundojnë duke punuar në të njëjtin sektor, kurse jashtë shëndetësisë ka përzierje të shumë fushave dhe kryesisht ata që shkojnë në Gjermani përmes këtyre formave të migrimit, përfundojnë në sektorin e ndërtimtarisë”,tha Krasniqi.

Ambasada e Gjermanisë: Mbi 50 mijë viza në vitin 2019

Për shkak të pandemisë COVID-19, gjatë vitit 2020 dhe 2021, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, ka mundur të lëshojë viza vetëm për bashkim familjar, për studime dhe kategori të caktuara të vizave të punës për punëtorë me kualifikim të lartë.

Në vitin 2019, sipas një përgjigje të ambasadës dërguar Radios Evropa e Lirë, kjo ambasadë ka lëshuar më shumë se 50 mijë viza.

Prej tyre rreth 36 mijë viza kanë qenë për qëndrime afatshkurtëra (viza Schengen), si dhe rreth 15 mijë viza nacionale për qëndrime afatgjata, bashkim familjar, viza pune dhe viza studimi.

Pandemia ndryshoi çdo gjë në vitin 2020.

“Për shkak të kufizimeve të udhëtimit të shkaktuara nga pandemia, në vitin 2020 Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, i ka lëshuar vetëm 18.000 viza. Këtu përfshihen 8.000 viza afatshkurtëra dhe 10.000 viza për qëndrime afatgjata. Shumica e këtyre vizave të lëshuara kanë qenë për qëllime të bashkimit familjar, meqë kjo kategori ka qenë e përjashtuar nga kufizimet e udhëtimit”, thuhet në përgjigje.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjithsej 8,724 qytetarë të Kosovës janë larguar gjatë vitit 2020, përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2020, ishin emigrantët legalë.

Sipas ASK-së, arsyet e emigrimit legal janë bashkimi familjar, martesat, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme, studime afatgjata me punësim etj. Përveç vendeve të BE-së, një numër i kosovarëve ka emigruar edhe në vende të tjera kryesisht në SHBA, Turqi, Kanada dhe vende tjera.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

23 November, 2025
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

23 November, 2025
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

23 November, 2025
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result