Juliana Nura është një prej banoreve më të komentuar në spektaklin Big Brother VIP Kosova.
Ajo dikur ka punuar si modele, teksa më vonë iu fut rrugës së fitnesit, duke u bërë trajnere personale me ndikim të madh në rrjetet sociale.
Por shumë vite më parë, ajo kishte kaluar një periudhë mjaft të vështirë, pasi në internet kishte rrjedhur një video intime e saj, ku shihej duke prekur pjesët intime.
Përpara se të hynte në Big Brother VIP Kosova, ajo kishte folur për atë periudhë të vështirë të saj, gjatë një intervistë për Rudina Magjistarin në TV Klan.
“Vendosa të bëhem e fortë, të jem fytyrë për të gjithë ato gra që tejkalojnë një gjë të tillë”, tha ajo duke kujtuar kohën e errët të vitit 2010.
E njëjta është pyetur edhe për mënyrën se si e kishin pritur prindërit e saj publikimin e kësaj videoje me përmbajtje +18.
“Besoj shumë keq, sepse nuk kemi fol shumë për këtë gjë, sepse është një periudhë për të cilën prindërit nuk dëshirojnë të flasin, sepse e di që janë lënduar shumë, nuk janë lënduar vetëm se vajza e tyre ishte në momente shumë të vështira, por ishin lënduar edhe nga fisi, nga rrethi, me fjalët”, ka thënë Juliana në intervistën e para pak muajve.
Xhuli tregoi se kishte denoncuar rastin në fjalë dhe se shkaku i këtij skandali ishte larguar për një kohë nga rrjetet sociale.
“Unë e bëra një denoncim dhe kam thënë se e vërteta del në shesh. Aludimet ishin të mëdha, kush ishte, me kë ishte, çka bën kjo, çfarë pune bën. Pra, në 2010-tën është kjo. Dy-tre muajt e parë kam qenë shumë keq psiqikisht dhe emocionalisht. Por, vjen një moment, pas kaq muajsh më erdhi një moment, kur thash se do zhdukem dhe do bëjë një plan”, është shprehur tutje ajo.
Përndryshe Xhuli këtë javë është një banorët e nominuar për të dalë nga shtëpia e BBV Kosova së bashku me: Shota Baraliun, Artan Thaqin, MC Bekën, Urim dhe Alisën dhe Gjon Karricën. /Telegrafi/