Rrëfimi i Nënës Lule: Shisja gjakun tim pa dijeninë e burrit, duhej t’i rrisnim fëmijët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në emisionin Kojshia Show, protagoniste e kësaj jave, ishte një mysafire mjaft interesante, Luljeta Kazazi nga Tirana e njohur si Nëna Lule.

Nëna Lule rrëfen një moment mjaft delikat kur tregoi si kishte shitur gjakun e saj për t’i mbajtur fëmijët pa dijeninë e burrit.

 “Qiranë e shtëpisë do të paguanim, dritat do t’i paguanim, çerdhen do të duhej ta paguanim dhe nuk mbetej asnjë lek më. Unë jam detyruar dhe për dhjetë vite kam shitur gjakun”, rrëfen zonja Kazazi duke treguar edhe shenjat që i kanë mbetur në krahë.

Ajo thotë se për katër vite burri nuk e ka ditur këtë gjë.

 “Ai ishte i përqendruar te puna. Kur i kam treguar ka thënë: “Pse moj grua e ke bërë atë punë”.

 “Punët kam organizuar me vjehrrën. Nuk kemi dashur ta shqetësojmë burrin fare. Puna duhet të bëhej me normë dhe me cilësi. Duhet të ishte [gjaku] i cilësisë së parë. Nëse nuk do të ishte cilësor ai i rridhte shpejt atij që e merrte dhe pastaj ishte edhe dëmi material”.

Luljeta Kazazi është nënë e tri vajzave.

Share This Article