Koronavirusi është bërë shqetësues në mbarë botën.
Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.
Një nga vdekjet që po e vuan më së shumti këtë situatë, është Itali, kjo edhe për shkak të humbjeve të shumta të jetëve.
Raffaella, një vajzë në Itali tregon mes dhimbjesh historinë e humbjes së babait të saj nga virusi vdekjeprurës.
“Ky virus i mallkuar do të kalojë. Jeta do të kthehet dalëngadalë në normalitet, por babain tim mua s’do ma kthejë askush mbrapsht.
Nuk e dimë kur dhe si do të vdesim, po unë vdiqa dje bashkë me të.
Ky virus i izolon njerëzit, vdesin të vetëm të mbytur pa dashurinë e të dashurve, ky virus nuk jep të drejtën e një funerali dhe ua heq dinjitetin qënieve njerëzore, ky virus m…. më mori dashurinë më të madhe të jetës time.
Nuk është e drejtë, do të kisha dashur vetëm t’i mbaja doren, siç bëra me mamin para një viti, do të doja vetëm të kisha qenë personi i fundit që të shihte, nuk mund të vdiqet kështu”. Raffaella.