Rrëfimi i Vjosa Osmanit në Parlamentin e Shqipërisë: Sylejman Vuçitërna u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeparlamentarja dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga atje ajo rrëfeu një histori që ndërlidhet me familjen e saj. Osmani rrëfeu se si xhaxhai i nënës së saj është varrosur për së gjalli nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, shkruan Gazeta Express.

Ajo tha se si historia e familjes së saj, ka edhe me mijëra të tilla të familjeve tjera shqiptare.

“Përgjatë historisë sonë shumë familje janë ndarë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Të tillë e kishte fatin edhe familja ime. Përderisa gjyshi im, babai i nënës sime kishte përjetuar tortura të tmerrshme në burgjet e regjimit serb e në fund edhe kishte vdekur nga ato tortura, në anën tjetër xhaxhai i nënës, pra vëllai tjetër Sylejman Vuçitërna kryetar i Akademisë Ushtarake në Shqipëri kishte mbetur këtu në Shqipëri por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës. Kjo histori e dhimbshme e ndarjes së familjes në të dy anët e kufirit është histori e qindra familjeve shqiptare e mijëra familjeve shqiptare”, ka thënë ajo.

Share This Article