Rregullatorët e medias në Bashkimin Europian po punojnë për një plan veprimi për të luftuar kundër manipulimit të vazhdueshëm të debateve në internet duke përfshirë këtu përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimin.
”Masa të reja janë të nevojshme për të luftuar kundër manipulimit të qëllimshëm teknik dhe për të rënë dakord mbi një përkufizim uniform të dezinformimit”, u deklarua në Konferencën e Drejtorëve të Autoriteteve Kombëtare të Medias (DLM) dhe Grupit të Rregullatorëve Europianë për Median Audiovizive (ERGA).
“Ajo për të cilën kemi nevojëm janë instrumentet për të parandaluar me sukses probleme të tilla si gjuha e urrejtjes në internet ose dezinformimi. Qëllimi ynë më i rëndësishëm është të mbrojmë lirinë e shprehjes”, theksoi kryetari i ERGA-s dhe komisioneri europian për Median, Tobias Schmid.