Rregulli më i çuditshëm në Angli! Vetëm 30 sekonda lojë, rivali i Mançester Junajtid bën dy zëvendësime “tallëse”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një episod i pazakontë u regjistrua dje, ndërsa u luajt sfida mes Roçdale dhe Mançester Junajtid U-21. Këto të fundit fituan me rezultatin 2-0, ndërsa sfida ishte e vlefshme për Kupën e “National League”.

Ky takim është komentuar për dy zëvendësimet e Roçdale, akoma pa mbushur 30 sekonda lojë. Kjo ishte edhe si tallje për kompeticionin, për shkak se rregulli në kategorinë e pestë të futbollit anglez detyron që të luajnë katër lojtarë nga ndeshja e mëparshme.

Ist dhe Adebajo-Roulind, që kishin luajtur në ndeshjen e mëparshme, u zëvendësuan nga Burger dhe Grifihs.

“Këto lojtarë nuk bënë nxemje dhe zëvendësimet që u kryen ishin pjesë e nxemjes. Ne i kemi fituar të dyja ndeshjet. Kishim shtatë lojtarë të akademisë në skuadër dhe fituam. Po respektojmë kompeticionin”, u shpreh trajneri Robi Savage”.

Share This Article