ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev 8 hours ago
Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin 8 hours ago
Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën 9 hours ago
Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm 9 hours ago
Eksportoi 8 tonë domate me pesticide, lihet në burg pronari i subjektit, dy inspektorë të AKU-së në arrest shtëpie 9 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Rregullorja e BQK-së, insiston Serbia: Të diskutohet në dialogun politik

albnews by albnews
1 February, 2024
in Technologji
0
Rregullorja e BQK-së, insiston Serbia: Të diskutohet në dialogun politik
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Banka Popullore e Serbisë (NBS) kërkoi shfuqizimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) – e cila e përcakton euron si valutë të vetme për pagesat në Kosovë – dhe kërkoi që çështja të zgjidhet me dialog politik.

Me rregulloren e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, iu dha fund përdorimit të dinarit serb në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

Banka Popullore e Serbisë tha për Radion Evropa e Lirë se “nuk mund të bëhet fjalë” për një marrëveshje mes saj dhe Bankës Qendrore të Kosovës, siç sugjeroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Kjo çështje duhet të zgjidhet ekskluzivisht në kuadër të dialogut në nivelin ekzistues”, tha NBS-ja, duke iu referuar bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Bislimi tha të mërkurën se do të sigurohet një periudhë tranzicioni nga dinari në euro dhe se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton ndalim të transferimit të parave nga Serbia në Kosovë.

Ai, po ashtu, tha se shpreson që bankat qendrore të të dyja vendeve të zhvillojnë bisedime, në mënyrë që të gjendet një mekanizëm për një transferim transparent të mjeteve.E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Banka Qendrore e Kosovës tha se është e gatshme që të angazhohet në bisedime me institucionin homolog në Serbi.

Pa ofruar shumë detaje, BQK-ja tha se “ekzistojnë mënyra dhe shembuj” se si mund të realizohet “transferimi i mjeteve në llogaritë bankare të përfituesve në valutën euro”.
Por, Banka Popullore e Serbisë këmbënguli se rregullorja e BQK-së “nënkupton pamundësinë e pagesës së rrogave, pensioneve, përfitimeve sociale dhe të ardhurave të tjera për popullatën serbe në dinarë”.

Ky institucion tha se, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore të Serbisë, “do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke i pasur parasysh interesat e qytetarëve të Serbisë” në Kosovë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev

Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev

12 September, 2025
Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

12 September, 2025
Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën

Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën

12 September, 2025
Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm

Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result