Rreh gruan për vdekje në ditën e dasmës sepse foli me të ftuarin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një dhëndër xheloz rus ka vrarë gruan me të cilën sapo ishte martuar, duke e rrahur për vdekje në sy të të ftuarve.

35-vjeçari Stepan Dolgikh u bë xheloz sepse gruaja e tij, 36-vjeçarja Oksana Poludentseva komunikoi me një të ftuar në mënyrë që atij nuk i pëlqeu.

Ngjarja ka ndodhur në Novosibirsk.

Vrasësi i tha gjykatës se ishte i bindur që nusja e tij e tradhtonte me dikë tjetër. Dolgikh ka qenë më parë i dënuar për vrasje, por gruaja e tij, të cilën e njohu kur ishte në burg nëpërmjet letërkëmbimeve, ishte e bindur se mund ta zbuste.

Pasi e vrau, ai e hodhi gruan në një luginë të thellë, ndërkohë që të ftuarit ishin tepër të shokuar që të ndërhynin, por vetëm njoftuan policinë.

Share This Article