Sipas medias Ukrainase Delo, në qytetin Melitopol, ushtarët rusë rrëmbyen kryebashkiakun Ivan Fedorov. Kjo u konfirmua nga Zëvendës Shefi i Zyrës Presidenciale, Kirill Tymoshenko.
“Sipas informacioneve paraprake, një orë më parë pushtuesit rrëmbyen kryetarin e komunës së Melitopolit, Ivan Fedorov”, thuhet në raport.
Nuk dihen ende detajet e asaj se çfarë ka ndodhur.
Pak para kësaj, Fedorov postoi në faqen e tij në Facebook duke falënderuar biznesmenët e Melitopol që ofruan mbështetje të konsiderueshme për shtabin e ndihmës sociale.
Para ca ditëvë edhe kryebashkiaku i qytetit Energodar, ku ndodhet termocentrali më i madh bërthamor jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Evropë, Dmitry Orlov është rrembyer nga rusët ku dhe po mbahët peng.
Orlov publikoi një video-apel në të cilën deklaroi se si rezultat i granatimeve të termocentralit bërthamor, Zaporozhye, nuk pati viktima në mesin e popullatës civile, dhe njësitë e energjisë funksionojnë normalisht.
Dyshohet se videon nuk e ka bërë me vullnetin e tij, por nën kërcënimin e ushtarëve rusë.