Rrëmbeu qentë e Lady Gaga-s, dënohet me 4 vjet burg një nga autorët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gjykatë në Kaliforni dënoi me katër vjet burg, një nga tre personat e akuzuar për vjedhjen e qenve të këngëtares Lady Gaga.

20-vjeçari Jaylin Keyshawn White, pranoi se ishte pjesë e një bande që sulmoi dhe qëlloi kujdestarin e qenve Ryan Fischer, ndërsa ai po merrte tre bulldogët francezë të yllit të popit; Koji, Gustav dhe Miss Asia, për një shëtitje në Hollivud në shkurt të 2021-it.

Këngëtarja ofroi një shpërblim prej 500 000 dollarësh për këdo që do të sillte në shtëpi qentë e saj të dashur.

Share This Article