Ai tha se Hajri ka qenë në ambientin e lokalit, ka parë personat e kanë ardhur me kapuç dhe është interesuar duke pyetur se çfarë ka ndodhur.
TIRANË- SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëm për Altin Hajrin, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Përmes avokatit të tij mbrojtës, Hajri ka mohuar akuzat. Avokati mbrojtës, Aranit Roshi ka deklaruar se Altin Hajri nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.
Sipas tij, klienti i tij nuk e ka njohur Jan Prengën. Ai tha se Hajri ka qenë në ambientin e lokalit, ka parë personat e kanë ardhur me kapuç dhe është interesuar duke pyetur se çfarë ka ndodhur.
Avokati tha se Hajri i ka dhënë ujë dhe më pas ka parë armë dhe shenja gjaku. Në këtë moment, sipas tij Hajri, i cili po gjykohet në mungesë ka kuptuar se bëhet fjalë për diçka të rëndë dhe ka larguar familjarët nga biznesi. Në fund, avoakti tha se klienti i tij as që nuk e ka njohur Jan Prengën.
Avokati mbrojtës, Aranit Roshi: Nuk ka një fakt të vetëm që provon lidhjen dhe rrenat e sasisë së kokainës të ketë patur interes Altin Hajri. Ky i fundit në kohën kur ka humbur lënda narkotike ka qenë në burg në Holandë. Nuk ka pasur plan se minimalisht do ishin hequr kamerat dhe s’do liheshin ndezur. Ai s’do zgjidhte për një aktivitet kaq të rëndë kriminal, vendin ku ka një aktivitet dhe familjen e tij. Nga sky komunikimi i vetëm i Hajrit me personat e përfshirë, ndodh pas 6 muajsh. Ai e kontakton të shmangë apo ushtrojë presion tek kopshtari Festim Bixhdili të tërheq atë që ka thënë. Altin Hajri ka qenë në ambientin e lokalit. Ka parë personat e kanë ardhur, ne kapuç. Është interesuar, ka pyetur çfarë ndodhi, i thanë është sëmurë. I ka dhënë uji. Ka parë shenja gjaku dhe armë, ka kuptuar se bëhet fjalë për diçka të rëndë dhe ka larguar familjarët nga biznesi. As nuk e ka njohur Jan Prengën.
Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim janë dërguar: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar./Dosja.al


