Rrëmbimi i serbit të Kosovës nga xhandarmëria serbe, reagon Osmani: Bota demokratike të reagojë e të ndalë sulmet e Serbisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar të hënën pas dyshimit se një serb i Kosovës është plagosur e më pas edhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në Leposaviq.

Osmani ka shkruar në Facebook se Serbia, e cila çdo ditë bën propagandë e dezinformata për të drejtat e serbëve në Kosovë, ka plagosur dhe më pas ka kidnapuar një qytetar serb të Kosovës.

“Kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme”, thuhet në reagimin e Osmanit.  

Më tej ajo ka shkruar se bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë.

“Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla”, shkruan ajo.

Policia e Kosovës pretendon se ai u plagos dhe u rrëmbye nga Xhandarmëria Serbe.

Sipas njoftimit, më 1 nëntor 2025, Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës, (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe. Kosovapress (A2 Televizion)

Share This Article