Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarë me banim në Norvegji, pasi rrëmbyen dhe morën peng djalin e tyre 11 vjeçar.
Për prindërit me origjinë shqiptare ishte lëshuar një urdhër arresti nga vendi skandinav, pasi rrëmbyen djalin e tyre, kujdestarinë e të cilit nuk e kishin më. Kjo për shkak se e keqtrajtonin.
Djali i vogël ishte marrë nga prindërit e tij dhe ishte besuar në një komunitet në Oslo, më 14 shkurt.
49-vjeçari dhe gruaja e tij 43-vjeçare morën fëmijën dhe u nisën me makinë në Padova, ku ishin fshehur nga disa bashkatdhetarë. .
Skuadra e policisë i pikasi ata duke gjurmuar makinën e arratisjes. Të dy u dërguan në burg, fëmija u besua në një ambient për të mitur në Padova, në pritje të ekstradimit.