Rrënimi i historisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shaban Çupi, mësues në “Kështjellën e Diturisë”, ndau mendjen tek pas 27 vjetësh t’i kthehej “vendit të krimit”.

Burri nga Paldenica e Hanit të Elezit dhe shokët e tij morën udhë drejt Gurrakocit të Istogut. Ndryshe prej vitit 1986, kur të prangosur po e priste gardiani, ish i burgosuri politik do ta hapte vetë derën. Ishte viti 2017, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Është interesante me iu kthy burgjeve, se ne nuk kthehemi në vendin e krimit, se ne kemi qenë idealistë të mëdhenj. Pse idealistë të mëdhenj, sepse nëse e viziton Shqipërinë, Shqipërinë e sotme administrative, ngado që shkon ka kala. A e keni vërejtur?” – thekson Çupi.

“Do të thotë një popull që kurrë s’e ka pranu pushtimin, se kalaja është simbolikë e qëndresës. Në Kosovë kemi Artanën, Prizrenin, por nuk kemi sa në Shqipëri, që do të thotë jo se ne kemi pasur më pak kala, por në vend të kalave kemi pasur burgje”.

“Nuk iu kthyem vendit të krimit, por iu kthyem kalasë”

“Dhe ne nuk iu kthyem vendit të krimit, por iu kthyem kalasë”, thekson Çupi në ambientet e shkollës së fshatit, ku vazhdon të punojë. Para vetes ka disa prej 21 librave autorialë. Në disa sish, dhjetëra faqe përthekojnë dëshmitë e tij e të shokëve bashkëveprimtarë.

Me ta kishte vepruar në ilegalitet në vitet tetëdhjetë, kur Kosovës nisi t’i ngushtohej laku pas demonstratave studentore të vitit 1981për Kosovën Republikë.

Share This Article