Të paktën 40 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e përmbytjeve të fuqishme dhe rrëshqitjeve të dherave që kanë përfshirë Perunë.
Reshje të dendura janë regjistruar prej së dielës në rajonin qendror të Arequipa, të cilat i kthyen rrugët e qyteteve në lumenj.
Situata e rënduar paraqitet dhe në katër rajone pranë Rio Grandes, ku mendohet se shumë shpejt do të shpallet gjendja e emergjencës.
Më shumë se 200 ndërtesa parafabrikate janë shembur në Secocha, ndërkohë që situata pritet të rëndohet në orët në vijim.