Albania
“Rreth 1 miliardë e 600 milion lekë dëm”- Hajdarmataj për rrugën që kalon në mes të pyllit në Tropojë: U bë me firmën e kryebashkiakut
Mimoza Hajdarmataj, ka bërë një deklaratë për mediat, ku ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, për segmentin rrugor që është bërë mes për mes pyllit, në kundërshtim me rregullat dhe duke shkaktuar një dëm madhor.
Ajo shprehet se kryebashkiaku i Tropojës, ka një problem shumë të madh me miratimin, apo me hapjen e segmenteve rrugore në territorin e institucionit që drejton.
Hajdarmataj thekson se Byberi është në shkelje flagrante të ligji në projektin e ashtuquajtur “Në rastin e pare, zoti Byberi, duket se eshte ne shkelje te rende te ligjit ne projektin e ashtuquajtur “Rikonstruksioni I rrugës “Grace-Logu i Gracit”, Njësia Administrative Margegaj”, pasi rikonstruksioni aty është imagjinar, sepse në atë vend nuk ka pasur kurë rrugë.
“Zoti Byberi, duket se eshte ne shkelje te rende te ligjit ne projektin e ashtuquajtur “Rikonstruksioni I rrugës “Grace-Logu i Gracit”, Njësia Administrative Margegaj”.
Rikonstruksionin imagjinar, sepse në atë vend nuk ka pasur kurrë rrugë, pervec një shtegu te vogël qe ne letra eshte specifikuar si rruge kali…” thotë ajo ndër të tjera.
DEKLARATË PËR MEDIA E ANËTARES SË KRYESISË NË PD, MIMOZA HAJDARMATAJ
Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, duket se ka një problem shumë të madh me miratimin, apo hapjen e segmenteve të reja rrugore në territorin e institucionit që drejton. Pak kohë më parë, ne ju treguam shkeljen e pare flagrante të numrit një të Tropojës, por duket se Byberi nuk është ndalur aty.
Pikëpyetja e vetme është nëse këto shkelje kryhen me vullnet të plotë, nga arroganca e pushtetit, apo padija?
Në rastin e pare, zoti Byberi, duket se eshte ne shkelje te rende te ligjit ne projektin e ashtuquajtur “Rikonstruksioni I rrugës “Grace-Logu i Gracit”, Njësia Administrative Margegaj”.
Rikonstruksionin imagjinar, sepse në atë vend nuk ka pasur kurrë rrugë, pervec një shtegu te vogël qe ne letra eshte specifikuar si rruge kali…
Sipas dokumentacionit, kërkesa e banorëve për zgjerimin e kësaj rruge i është drejtuar bashkisë dhe Njësisë Administrative Margeja më 20 maj 2021, dhe dëgjesa publike në këshillin bashkiak është bërë me 11 prill 2023. Ndërkohë miratimi i kesaj rruge, është bërë më 9 maj 2023.
Në shkresën e vënë në dispozicion nga ky institucion, është vendosur “Miratimi në parim i projekt-idesë për ndërtimin e rrugës “Grace-Logu I Gracit” në fshatin Shoshan të Njësisë administrative Margegaj me një gjatësi prej 2450 meter linear”.
E theksojme, Projekt ide.
Ndërkohë hartimi i projekt zbatimit, preventivi e të tjerë i ngarkohen Drejtorisë së Planifikimit, zhvillimit të territorit dhe drejtorise ekonomike”.
Vendimi eshte firmosur nga kryetari i Bashkisë, Rexhë Byberi, dhe puna ka nisur sipas kësaj projekt idese se miratuar nga keshilli.
Nderkohe qe ligji nr. 162/2020” Për Prokurimet Publike” parashikon rregullat për procedurat e prokurimit nga autoritetet dhe entet kontraktore për kontratat publike dhe konkurset e projektimit. Në këtë kontekst Bashkia Tropoje nuk duhej të kishte shmangur zbatimin e këtij ligji dhe rruga duhej te ndertohej sipas procedurave ligjore….
Ndërkohë mos harrojme qe rruga ka përfunduar, pavarësisht ketyre shkeljeve.
Ky rast është vetëm maja e ajsbergut për numrin një të Tropojës, pasi një tjetër kallëzim është dhe më flagrant se rasti që sapo publikuam.
Ded Gjoli, banor i fshatit Palç ka bërë kallëzim penal kundrejt kryetarit Rexhë Byberi për shkatërrim prone më 17 korrik 2021. Ai pretendon se është pronari i tokës nga Qafa e Murrizit deri në Qafën e Agrit në të cilën janë kryer punimet e rrugës.
Rruga tashme eshte hapur e plote dhe ka shkuar mes per mes pyllit
Deda eshte i vendosur per ti shkuar deri ne fund kesaj shkelje, por te hapim pak letrat per te kuptuar nese ka realisht shkelje. Prokurori, Artan Shtrungza, e ka marre precedimin penal dhe aktekspertiza i jep krejtesisht te drejte Dedes.
“Rruga shtrihet pergjate ngastrave 32/ab dhe 32/a te ekonimise pyjore “Nikaj Mertur 1”. Sipas kasastres pyjore ngastra 32/b eshte kullore dhe ngastra/a eshte pyll ahu.
Pra, eksperti pas marrjes ne pyetje nga prokuroria tregon koordinatat e sakta se ku eshte hapur rruga, por ka dhe me…
“…Gjatesia e aksit te rruges ne fjale eshte 1110 m/l, nga keto 324 m/l rezultojne kullote dhe 786 m/l ne siperfaqe me drure pyjore. Ne percaktimin e demit te vleres ne leke per hapjen e kesaj rruge behet me dije se jane prere 88 cope te kategorise diametrike 10.1-20 cm dhe 35 te kategorise 20.1-30 cm”.
Po sa eshte vlera e demit te prerjes se ketyre drureve te perkthyera ne leke?
Per diametrin 10.1-20 cm nje dru i prere llogaritet me nje dem ekonomik prej 8.000 leke, kurse per sasine ne fjale, pra 88 drure te prere, vlera e demit eshte 704.00 leke.
Per kategorine e diametrit 20.1-30 cm vlera e demit ekonomik per nje dru te prere eshte 15.000 leke, ndersa per 35 te demtuar per hapjen e rruges eshte 525.000 leke.
Shkurt e sakte vetem per druret e prere, duke lene menjeane demin mjedisor ne kuroren e pyllit, vlera ne leke eshte 1229.00. Por ka dhe deme te tjera ekonomike nga germimet…
Për 1m/kub germime per hapjen e rruges vlera ne leke e demit te shkaktuar eshte 49.500 leke. Nga matja e rruges rezulton se gjatesia e saj eshte 1110 m/l, gjeresia 30, ndersa skarpati mesatar eshte 2m. Vlera e demit te shkaktuar rezulton 164.835.000 leke, ndersa vlera totale e demit te shkaktuar eshte 166.064.000.
Dem ky i konstatuar nga ekspertiza e pavarur e Prokurorise se Tropojes… dhe miratuar me firmen e kryetarit te Bashkise, Rexhe Byberi.
Te mos harrojme se ish-kryetari i Bashkise se Fushe Arrezit, Fran Tuci, ndodhet sot pas hekurave per nje shkelje te tille, ndersa procedimi penal per kryetarin e Bashkise, Rexhe Byberi, fle ne zyrat e Prokurorise se Tropojes.
Pse prokuroria e Tropojes nuk ia ka deleguar SPAK-ut nje shkelje te tille dhe pse hetimi eshte lene ne harrese? Pyetje qe presin te marrin pergjigje…










Albania
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.
Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.
“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.
Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.
Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi.
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
-
Albania12 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK11 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports11 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania12 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania1 day agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK1 day agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
