Rreth 2700 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, autoritetet thirrje ndërkombëtarëve: Kemi nevojë për ndihmë mjekësore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, ka deklaruar këtë të diele (15 tetor), se sulmet ajrore ushtarake të Izraelit kanë vrarë të paktën 2,670 njerëz dhe kanë plagosur 9,600 të tjerë që nga 7 tetori.

Në deklratën e tyre, ministria sipas CNN, i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të dërgojë ekipe mjekësore.

“Ne i bëjmë thirrje botës, organizatave ndërkombëtare dhe ndihmës së veprimit urgjent që të dërgojnë delegacione mjekësore vullnetare nga të gjitha specialitetet për të shpëtuar civilët e plagosur të Rripit të Gazës”, tha Marwan Abu Saada, drejtor i përgjithshëm i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë deklaruar sot se numri i njerëzve të vrarë në sulmin befasues të Hamasit të 7 tetorit, tashmë është më shumë se 1,400.

Share This Article