Rreth 300 migrantë mund të kenë vdekur pas përmbytjes së anijes në Jemen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zyrtar i OKB-së deklaroi të enjten se rreth 300 migrantë mund të kenë vdekur në përmbytjen e fundit të një varke në brigjet e Jemenit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, banori dhe koordinatori humanitar i Kombeve të Bashkuara, David Gressly nuk dha detaje, por duket se i referohej një incidenti në të cilin trupat e pajetë u gjenden në Rasa al-Arah në bregdetin e Detit të Kuq të Jemenit këtë muaj, pasi një anije migrantësh u fundos në det të hapur.

Incidenti u raportua në Twitter më 14 qershor nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

“Ne e dimë që ishte një anije që sillte migrantë dhe që u përmbys, ndoshta 200 ose 300 njerëz mund të kenë humbur, nuk e dimë numrin”, tha ai.

Share This Article