Rreth 40 mijë mësues e lanë profesionin në Britani për një vit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një numër në rritje i mësuesve në Britaninë e Madhe po largohen nga profesioni dhe vetëm vitin e kaluar (2023) rreth 40 mijë janë larguar nga shkollat ​​shtetërore.

Gratë rreth të tridhjetave përfaqësojnë grupin më të madh që largohen nga profesioni i mësueses. Më shumë se 9 mijë gra midis moshës moshave 30 dhe 39 vjeç u larguan nga profesioni i mësueses mes viteve 2022 dhe 2023.

Qeveria njoftoi se do të punësonte 6500 mësues të tjerë, por gati 40 mijë mësues në shkollat ​​publike e lanë profesionin vitin e kaluar, që është numri më i lartë në pesë vjetët e fundit, sipas një studimi të kryer nga agjencia kërkimore “Project New Britain”,  transmeton DailyMail.

Studimi u bën thirrje autoriteteve të miratojnë politika që do të jenë më të orientuara drejt familjes.

Ndonëse, shikuar numerikisht, më shumë gra largohen nga profesioni i mësueses, përqindja e meshkujve është më e lartë sepse janë më pak.

Share This Article