Rreth 43 mijë britanikë dyshohet se kanë marrë rezultate të gabuara për COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 43 mijë njerëzve në Angli mund t’u jetë thënë gabimisht se testi i tyre për COVID-19 ishte negativ për shkak të gabimeve në një laborator.

Testimi në laboratorin Wolverhampton është pezulluar pas një hetimi nga NHS Test and Trace.

Tani po kontakton të prekurit, kryesisht në rajonin jugperëndimor, për t’u kërkuar që të bëjnë një test tjetër coronavirus, raporton bbc.

Shqetësimet u ngritën kur njerëzit kishin teste pozitive të rrjedhës anësore, por rezultate negative të PCR nga laboratori.

Ndryshe, Britania e Madhe deri më tani ka regjistruar 7.07 milionë njerëz janë infektuar me virus gjersa kanë vdekur 121 mijë persona.

Share This Article