Rreth 78 milionë raste me Covid-19 në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

77.793.186 raste me COVID-19 janë shënuar në botë.

Deri tani 1 milionë e 710 mijë e 967 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 54 milionë e 673 mijë e 533 janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 18 milionë e 473 mijë e 716 raste, pastaj India me 10 milionë e 75 mijë e 422 raste dhe Brazili me 7 milionë e 264 mijë e 221 raste.

21 milionë e 408 mijë e 697 raste vlerësohet të jenë aktive me këtë virus në botë.

Ndërsa, 106 mijë e 272 raste janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Etëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 49 mijë e 169 raste nga 173 mijë e 145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

1 mijë e 262 persona kanë vdekur deri tani si pasojë e këtij virusi në vend.

 36 mijë e 773 persona janë shëruar nga ky virus kurse numri i rasteve aktive është 11 mijë e 134.

Share This Article