Rrezikoi jetën për të shpëtuar shtëpinë e fqinjit, fermeri britanik bën aktin heroik në përpjekje për të vënë nën kontroll zjarrin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një fermer britanik ka shpëtuar shtëpinë e fqinjit të tij nga zjarri, duke vënë në rrezik edhe jetën.

Bill Alexander, përdori traktorin për të lëruar tokën rreth flakëve, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e flakëve.

Zjarri i madh kishte shpërthyer në një fushë pranë Maidstone, Kent, në mesditën e së shtunës, ndërsa ndërhyrja e Alexander ishte e shpejtë, madje edhe përpara ardhjes së zjarrfikësve.

“Na u dërguan raporte për një zjarr në këmbë në fusha në Lenham Heath. Ekuipazhi punoi shumë për të vënë nën kontroll zjarrin, i cili përfshiu afërsisht tetë hektarë. Zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar. Zjarrfikësit kanë shoqëruar personat që ndodheshin në afërsi për në siguri. Nuk raportohet për të lënduar”, tha një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës.

Share This Article