Rreziku nga ngrohja globale, Izraeli synon uljen e emetimeve të karbonit me 85%

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Izraeli synon që të ulë me 85% emetimet e karbonit krahasuar me nivelet e vitit 2015 .

Kryeministri i ri i vendit, Naftali Bennett tha se ky vendimi do ta ndihmojë vendin që gradualisht të zhvendoset në një ekonomi me nivele të ulëta të karbonit.

Qëllimet përfshijnë nje ulje të shumicës dërrmuese të emetimeve duke filluar nga transporti ,sektori i energjisë elektrike dhe mbetjet komunale

Që nga fillimi i epokës industriale, bota tashmë është ngrohur rreth 1.2 gradë Celsius, dhe temperaturat priten të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë nuk bëjnë zvogëlimin e shkarkimit të gazrave ,që thuhet se i kontribuojnë ngrohjes globale.

Bennett tha se plani i tij do të çojë Izraelin në balle të betejës kundër ndryshimeve klimatike duke zbatuar një ekonomi të pastër,efikase dhe konkurruese.

Synimet e Izraelit janë në përputhje me Marrëveshjen e Parisit për Klimën, një traktat ndërkombëtar për luftimin e ngrohjes globale, ligjërisht i detyrueshëm, i miratuar nga gati 200 vende. Traktat, i cili synon ta mbajë ngrohjen globale nën 2 gradë Celsius.

Share This Article