Rrëzohet aeroplani rus për shuarjen e zjarreve në Turqi, humbën jetën tetë persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komunikimi me aeroplanin humbi në zonën e Kahramanmaras, ku u dërgua një ekip i shërbimit të urgjencës, tha guvernatori rajonal Omer Faruk Coskun.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende. Agjencitë raportojnë se asnjë nga pasagjerët nuk i mbijetoi përplasjes. Në aeroplan ishin pesë ushtarë rusë dhe tre shtetas turq.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar informacionin në lidhje me rrëzimin e avionit Beriyev Be-200.

Turqia po lufton me gati 300 zjarre në të gjithë vendin që nga 28 korriku, të cilën qeveria e quan katastrofa më e keqe në historinë e saj

https://twitter.com/i/status/1426551988045508608
Share This Article