Rrëzohet helikopteri në Itali, mes viktimave dhe biznesmeni i proshutave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

3 persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Parma të Italisë si pasojë e rrëzimit të një helikopteri.

Sipas të dhënave viktimat janë dy pilotët dhe trashëgimtari i një kompanie mjaft të njohur për prodhimin e sallameve dhe proshutave.

Familja Rovagnati zotëron kështjellën Castelguelfo dhe disa toka përreth. Lorenzo e vizitonte kështjellën pothuajse çdo të mërkurë, duke u larguar me helikopter nga rezidenca e tij në Milano dhe duke u ulur pranë strukturës Parmense.

Lorenzo Rovagnati ishte CEO i biznesit familjar, i themeluar pas Luftës së Dytë Botërore nga Angelo Ferruccio Rovagnati dhe djali i tij Paolo. Kompania u bë e famshme për prodhimin e proshutës ‘Gran Biscotto’.

Në vitin 2021, nën udhëheqjen e Lorenzos, Rovagnati hapi objektin e parë të prodhimit jashtë vendit në Vineland, New Jersey, duke synuar të ndërthurë cilësinë dhe traditën italiane me shijen amerikane. 

Share This Article