Rrëzohet një avion ushtarak në Kazakistan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë u plagosën si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak në rajonin Almaty të Kazakistanit.

Në një deklaratë nga aeroporti në Almaty thuhet se avioni ushtarak An-26 u zhduk nga radarët në orën 17:20 sipas kohës lokale gjatë fluturimit në relacionin Nur-Sultan-Almaty. Avioni që i përkiste Shërbimit Kufitar të Komitetit Kombëtar të Inteligjencës së Kazakistanit u rrëzua gjatë uljes emergjente.

Në aksident 4 nga 6 personat në avion humbën jetën ndërsa 2 të tjerët e plagosur u dërguan në spital.

Departamenti i Situatave Emergjente në Almaty njoftoi se në rajon janë dërguar ekipe për të hetuar shkakun e aksidentit.

Share This Article