Rrëzohet një helikopter i ushtrisë ruse në Krime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënësi i marinës ukrainase, Dmytro Pletenchuk, ka njoftuar se një helikopter i ushtrisë ruse Ka-27 është rrëzuar në Krimenë e pushtuar nga ruset.Këto komente ai i bëri në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=7367930656620606&set=a.1172959746117759&type=3&ref=embed_post

“Një helikopter rus Ka-27 është rrëzuar në Krime. Kërkonte diçka dhe e gjeti”, ka shkruar ushtaraku ukrainas. Ai nuk ka  dhënë detaje më të hollësishme, përfshirë llojin e armëve që e posedonte helikopteri i rrëzuar.

Rusia ka humbur 325 helikopterë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Ka-27 është një helikopter i epokës së Bashkimit Sovjetik i dizajnuar për kryerjen e detyrave të ndryshme të marinës.

Share This Article