Rrëzohet një helikopter në aeroportin e Shkupit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot rreth orës 11:30 minuta është denoncuar se në platformën e vjetër ë Stacionit policor në “Aeroportin ndërkombëtarë-Shkup”, pasi është furnizuar me derivate helikopteri i MPB-së, M 17 nga shkaqe të panjohura deri tani gjatë ngritjes është rrëzuar.

Alsat mëson se shkak për rrëzimin e helikopterit është era e fuqishme.

Helikopteri menjëherë pasi është furnizuar me derivate, ka tentuar të ngritet në ajër,  por për shkak të erës së fortë është rrëzuar.

Paraprakisht njoftuam se helikopteri ishte i MPB-së dhe në ekuipazh ishin 5 persona, njëri nga të cilët mori lëndime trupore. Në vend ngjarje menjëherë kanë arritur njësit zjarrfikës, policia dhe organet tjera kompetente të cilat merren me zbardhjen e plotë të rastit.

Share This Article