Rrëzoi avionin me 176 pasagjerë, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Suedia dhe Ukraina padisin Iranin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe, Kanadaja, Suedia dhe Ukraina nisën këtë të mërkurë një proces kundër Iranit në gjykatën më të lartë të OKB-së në lidhje me rrëzimin e avionit ukrainas të pasagjerëve në vitin 2020 në të cilin humbën jetën të gjithë 176 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

“Veprimet e sotme ligjore pasqyrojnë angazhimin tonë të palëkundur për arritjen e transparencës, drejtësisë dhe llogaridhënies për familjet e viktimave”, thanë përfaqësuesit e katër vendeve në një deklaratë të përbashkët, duke shtuar se procedurat i filluan pasi Irani refuzoi t’i përgjigjet kërkesës për arbitrazh në dhjetor.

Të 4 shtetet kërkojnë drejtësi nga Gjykata Ndërkombëtare për rrëzimin e paligjshëm të avionit të Ukrainës International Airlines dhe të urdhërojë Teheranin zyrtar që të kërkojë falje e të paguajë dëmshpërblim për familjet e viktimave. Fluturimi PS752 po udhëtonte nga Teherani për në Kiev më 8 janar 2020 kur u rrëzua menjëherë pas ngritjes.

Pas tre ditësh mohim të incidentit në janar 2020, Irani tha se avioni ishte rrëzuar gabimisht nga Garda Revolucionare paraushtarake me dy raketa tokë-ajër.

Zyrtarët iranianë fajësuan një operator të sistemit anti-ajror që ngatërroi Boeing 737-800 për një raketë lundrimi amerikane.

Komandanti i mbrojtjes ajrore përgjegjës për rrëzimin e avionit u dënua në një gjykatë iraniane me 13 vjet burg. Vendet që nisën procedurat në Hagë, procesin në gjykatën iraniane e quajtën të rremë dhe jo transparent.

Share This Article