Rrëzoi kërkesës së PD për përsëritjen e zgjedhjeve në Fier, Logu: Do t’i drejtohemi Kushtetueses dhe Strasburgut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike ka reaguar pasi Kolegji Zgjedhor për anikimimet për zgjedhjet e 25 prillit vendosi që të rrëzojë kërkesat për qarkun e Fierit.

Marash Logu u shpreh për mediat se betejës së tyre për zbardhjen e “masakrës së 25” prillit do t’i shkojnë deri në fund.

Logu tha po ashtu se po përgatitet një strategji ligjore që do të ndiqet në Kushtetuese dhe deri në gjykatën e Strasburgut nëse do të lindë nevoja.

“Këto vendime janë të paprecedent dhe në kundërshtim flagrant me ligjin zgjedhor në Shqipëri. Ne e dimë se kush ka qenë prapa këtyre vendimeve.

Ka shumë qytetar që na pyesin kush është i frikësuar nga masakra e 25 prillit, kush është dora e zezë që mbyll gojën e përgjigja është një dhe e vetme është Edi Rama. Ky është i interesuar për të shuar çdo hapësirë lirie.

Ne do t’i shkojmë deri në fund, demokratët nuk dorëzohen dhe në do ta vazhdojmë deri në fund betejën për zbardhjen e masakrës së 25 prillit.

Do të përdorim çdo mjet do përgatisim strategjinë ligjore që do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe në gjykatën e Strasburgut.”

Share This Article