Rrihet gazetari dhe kameramani që po raportonin për zjarret

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia po “lufton” me flakët prej disa ditësh.

Mediet raportojnë për shumë dëme në botën e faunës dhe djegie të pyjeve në Turqi.

Reporteri i Halk Tv, një media lokale në Marmaris İçmeler, u sulmua fizikisht sepse po raportonte rreth zjarreve.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet një person, i cili bërtiti se “ne do t’ju ndalojmë kur flisni keq”, theu një shishe dhe shënjestroi kameramanin e Halk TV në vendin e ngjarjes.

Më vonë, gazetari Gokmen Karadag ndaloi transmetimin dhe u përpoq të parandalonte sulmin ndaj tij dhe kameramanit.

Gökmen Karadağ tha: “Sa vjet kam qenë transmetues i drejtpërdrejtë, nuk kam parë një sulm të tillë. Ne transmetuam, nuk bëmë asgjë.”

https://twitter.com/i/status/1423405332366249992
Share This Article