“Rrini në shtëpi”, mesazhi i Vedat Muriqit e Atdhe Nuhiut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Rrini në shtëpi” është mesazhi që e kanë dhënë edhe sulmuesit e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Nga shtëpia, gjigantët e sulmit, Vedat Muriqi dhe Atdhe Nuhiu, në kohën e pandemisë kanë bërë thirrje që të gjithë njerëzit të bëjnë kujdes të shtuar derisa të kalojë situata e vështirë nëpër të cilën po kalon e gjithë bota, transmeton KOHA.

Vedat Muriqi ka kaluar formë të shkëlqyer në edicionin që është ndalur në gjysmë dhe që nuk dihet se kur do të fillojë. Sulmuesi i Fenerbahçes, në 28 ndeshje në Ligën dhe Kupën e Turqisë ka realizuar 15 gola dhe gjashtë asistime.

Ndërkohë, sulmuesi i Sheffield Wednesdayt në Championship, ka statistika me 4 gola e tri asistime në 33 duele sa i ka zhvilluar.

Share This Article