Çdo orë që kalon rrit bilancin e viktimave të tërmetit.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se deri në orën 14:00 janë 15 të vdekur dhe 600 të plagosur.
Mes tyre 9 janë në gjëndje të rëndë.“Viktimat kanë humbur jetën nën rrënoja”
Nderkohe lekundjet nuk ndalen. Termeti i fundit ishte ne oren 14:00 me magnitude 5.