Albania
Rriten 22% çmimet e qirave të dyqaneve
Edhe pse në një periudhë të vështirë, si rrjedhojë e krizës që pandemia ka shkaktuar në ekonomi, konsum dhe ecurinë e shumë bizneseve, janë rritur çmimet e dyqaneve të qirave për 2021 në zonat kryesore të Tiranës.
Sipas të dhënave të përditësuara të indeksit privat Keydata Albania, rritja mesatare e qirave të bizneseve në periudhën janar-maj 2021 është 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-s.
Rritja më e lartë e qirave për ambiente të biznesit është në zonën e ish Bllokut. Për shkak të karantinës (muajt mars-maj) dhe moslejimit të jetës së natës, çmimi mesatar i qirasë ishte 12,9 euro për metër katror. Për 2021 qiraja është 21 euro për metër katror.
Rritja është 38,5% krahasuar me vitin e kaluar. Tendenca për rritje më të lartë të çmimit të qirasë është shfaqur te zonat e afërta me qendrën e kryeqytetit.
Për zonën e ish Ekspozitës çmimet e qirave të dyqaneve u rritën 41% dhe në rrugën e Kavajës rritja është 21%. Në zonat me larg qendrës rritja është më e ulët. Te zona e Zogut të Zi çmimet janë rritur 6%, në rrugën Don Bosko 19%, në Komunën e Parisit 15% dhe rruga e Elbasanit ka ndryshimin më të vogël të çmimeve me 1%.
Drejtues të agjencive të pasurive të paluajtshme në vend pohuan se faktor kryesor i rritjes të çmimeve të qirave të bizneseve në 2021 është nga pastrimi i parave. Sipas tyre, shumë prej këtyre pronave janë blerë në një periudhë të caktuar dhe tashmë paraja ilegale e ngurtësuar nuk i nxit pronarët për të ulur çmimet e qirave.
Edhe drejtuesi i gazetës “Çelësi” dhe i indeksit Keydata Albania, Ylli Sula pohoi për Monitor se rritja e çmimeve nuk bazohet te logjika ekonomike tregut. “Shumë biznese të vogla janë në vështirësi për shkak të krizës nga Covid-19.
Në këtë periudhë nuk mund të flasim për lulëzim të biznesit dhe nuk parashikohet për rritje të shpejtë të fuqisë blerëse. Këto janë elementët kryesorë që do të ndikonin në lulëzimin e veprimtarisë të biznesit, çka do të sillte edhe rritje të qirasë të dyqaneve. Pra kjo rritje nuk është e ndikuar nga elementët e tregut.”
Për shkak të krizës nga Covid-19 dhe rënies të xhiros në 2020 sipas të dhënave të Drejtorisë të Tatimeve për subjektet që kanë kaluar pasiv për periudhën nga 1 Maj deri më 31 Dhjetor u rritën 38% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-s.
Gjithsej ishin rreth 6,600 subjekte që rezultojnë të shtuara në listën e subjekteve pasive në periudhën në fjalë, nga rreth 4,800 për maj-dhjetor 2019. Numri më i lartë i bizneseve të mbyllura i përkasin atyre subjekteve që e kanë të lidhur aktivitetin e tyre me sezonin turistik.
Rritet kërkesa për ambiente të reja me qira për farmaci e furra buke
Kërkesa e tregut për marrjen e ambienteve me qira në këtë periudhë më tepër sipas menaxherit të përgjithshëm të real estate “Devinf”, Genci Ziko po orientohet në hapjen e bizneseve të farmacive, veshjeve, të shitjes të celularëve dhe shumë pak për bare dhe restorante.
Të njëjtën tendencë pohon edhe drejtuesi i indeksit Keydata, z. Ylli Sula duke shtuar se kërkesa është rritur edhe për ambiente me qira të bizneseve si: furra buke dhe dyqaneve të shitjes të ushqimeve bio.
Sipas tij arsyet e hapjes të këtyre bizneseve janë që nga konkurrenca deri te nisja e aktiviteteve që garantojnë të ardhura të sigurta.
“Furrat e bukës më tepër po shikohen, si një biznes i sigurt, pasi ky produkt gjithmonë konsumohet nga familjet shqiptare.
Për sa i përket farmacive, më tepër është logjika e konkurrencës apo lufta e të mëdhenjve për të zënë pjesën kryesore të tregut. Në periudhë pandemie fitimet e farmacive u rritën. Përfundimi i periudhës së infeksionit do të ndikojë te xhiroja e tyre.
Për këtë arsye farmacitë e fuqishme apo rrjetet farmaceutike kanë shtuar kërkesën për ambiente të reja me qira.
Edhe te hapja e dyqaneve të luksit, të shitjes të ushqimeve (rrjetet e profilizuara të produkteve bio, që shiten me çmime të shtrenjta) dhe dyqanet e veshjeve ekziston logjika ekonomike, që në periudhë krizë tregtarët gjithmonë synojnë të marrin fitime nga shpenzimet që bën shtresa e pasur dhe jo e nga të varfërit apo ata me të ardhura të ulëta”, thekson z. Sula.
Si po ndikon rikonstruksioni i rrugëve te çmimet e qirave të dyqaneve
Sipas menaxherit të përgjithshëm të agjencisë imobiliare “Devinf”, Genci Zike, ndërhyrjet për punime në përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese për shumë zona të kryeqytetit kanë ndikuar në çmimet e qirave të dyqaneve.
Ai thotë se punimet për rikonstruksionet e rrugëve kanë ndikuar për mirë dhe për keq te çmimet e qirave. Oferta për dyqane të reja nuk është e lartë.
“Zona e bulevardit të Zogut i Parë, më përpara nuk ishte aq i rëndësishme për nisjen e një aktiviteti tregtar. Pas përfundimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugës, çmimet e qirave në këtë zonë janë rivlerësuar. Çmimet e qirave variojnë nga 15 deri në 20 euro për metër katror.
Në zonën e Misto Manes ( sapo kalon Spitalin Amerikan 3), vendosja e hekurave në dy krahët e rrugës (që nuk lejon të kalosh në anën tjetër) rriti vështirësitë e aktivitetit të dyqaneve. Në këtë zonë ishin të përqendruara dyqanet e tregtimit të materialeve të ndërtimit dhe mallrave industrialëve.
Çmimet para nisjes të punimeve varionin 10, 12 deri në 15 euro për metër katror, ndërsa aktualisht janë 8 deri në 10 euro për metër katror”, pohon z. Zike.

Në rrugën e Durrësit pas goditjes që çmimet patën vitin e kaluar nga punimet për rikonstruksionin e aksit dhe në Myslym Shyrin për shkak të moslejimit të parkimit, qiratë e dyqaneve për 2021 nuk kanë ndryshuar./Monitor/
Albania
Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe Elman Abules
Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka pasur indicie të forta se vijnë nga aktiviteti kriminal i personave që i posedojnë ato.
Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.
Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.
Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin “Rametal” dhe shoqërinë tjetër “Ferro Chrome Holding”, ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve si Eldi Dizdari.
Gazetari Qyno,ka mësuar se vendimi i mospranimit të kërkesës së prokurorisë, është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, i cili në fillim të muajit qershor 2025 u rikthye në funksionin e gjyqtarit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.
Abdiu, refuzoi të sekuestrojë 20 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotërohen nga Kristian Boçi, Elman Abule, mik i afërt i Erjon Veliaj, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me këta persona.
Ndërkohë pritet që me zbardhjen e vendimit të gjykatës, prokuroria e Tiranës të ushtrojë Apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar sekuestrimin e këtyre pasurive.
Albania
Stuhia Arktike mbërrin në Evropë: ç’mund të presë Ballkani?
Pas një periudhe moti më të qëndrueshëm të dominuar nga blloku i fortë Rex, i cili ruajti kushte relativisht të qeta dhe shpesh të buta në pjesën më të madhe të Evropës gjatë periudhës së Krishtlindjeve, rrethanat në atmosferë po ndryshojnë.
Ky sistem me presion të lartë po lëviz ngadalë drejt perëndimit, duke hapur rrugën që masat e ftohta ajrore Arktike të zbresin drejt pjesëve qendrore, lindore dhe jugore të kontinentit, shkruan Severe Weather.
Një rënie e ndjeshme e temperaturave
Ndërsa blloku i Rex-it tërhiqet, po formohet një model i ashtuquajtur dipolar moti, një anticiklon i fortë mbi Atlantikun dhe Evropën Perëndimore, ndërsa një ciklon thellohet mbi pjesët lindore dhe veriore të kontinentit.
Kjo lejon depërtimin e ajrit të akullt nga veriu dhe verilindja, i cili do të sjellë temperatura dukshëm më të ulëta dhe reshje bore të rastit para Vitit të Ri.
Sipas modeleve të parashikimit, masa e ajrit të ftohtë mund të jetë 10-15 °C nën vlerat normale për fundin e dhjetorit dhe fillimin e janarit, gjë që do të rezultonte në një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe ngrica në shumë rajone. Lëvizja më e ftohtë e ajrit të ftohtë pritet praktikisht në të gjithë Evropën qendrore dhe lindore, dhe në disa zona temperaturat e mëngjesit mund të bien nën -10 °C.
Ndërsa temperaturat bien, mund të pritet borë në zonat veriore dhe lindore të kontinentit, ndërsa në zonat perëndimore si Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, ajri i ftohtë do të kontribuojë gjithashtu në formimin e kushteve me borë në ditët e para të vitit 2026.
Rrotullimi i temperaturës
Pas ndërhyrjes fillestare të masës së ftohtë, kushtet atmosferike mund të bëhen përsëri më dinamike. Pritet që në të njëjtën kohë me rrymat më të ftohta veriore, rrjedha e ajrit më e ngrohtë, jugore do të kthehet gradualisht, veçanërisht përgjatë Mesdheut.
Ky kombinim i masave të ndryshme ajrore mund të çojë në modele të papritura të motit – nga ditët e ftohta dhe me borë në rajonet veriore deri te kushtet më të theksuara më të ngrohta dhe më të lagështa drejt jugut dhe jugperëndimit të kontinentit.
Shkurt, ditët e para të vitit 2026 mund të shënojnë fillimin e vërtetë të sezonit të dimrit, me një valë të dallueshme të ftohtë dhe episode bore, por edhe me mundësinë e ndryshimeve më të shpejta të motit ndërsa modelet atmosferike vazhdojnë të zhvillohen.
Ngrohtësia dhe shirat e rrëmbyeshëm po kthehen në Ballkan
Ndërsa perëndimi i Evropës do të ngrijë, situata në zonën tonë do të përmbyset plotësisht. Do të vendoset një rrymë e qëndrueshme jugperëndimore, e cila do të sjellë ajër dukshëm më të ngrohtë dhe më të lagësht nga Mesdheu drejt Evropës qendrore dhe lindore dhe Gadishullit Ballkanik. Kontrasti i temperaturës në të gjithë Evropën do të jetë i madh.
Në Ballkan dhe Evropën Lindore, temperaturat mund të jenë deri në 15 °C më të larta se mesatarja, dhe vlerat ditore do të arrijnë lokalisht 15 °C. Sasia e lartë e lagështisë do të sjellë edhe reshje të dendura shiu, veçanërisht në shpatet jugore të Alpeve dhe shpatet perëndimore të Dinarideve dhe Apenineve, ku gjatë javës mund të bien midis 150 dhe 300 milimetra shi.
Albania
Krijohet kompania shtetërore e transportit/ Balluku emëron administrator këshilltarin e saj
Ministria e Infrastrukturës regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë shtetërore, e cila do të ofrojë shërbime të transportit publik. Përmes krijimit të kësaj kompanie, qeveria vendos të hyjë direkt në një sektor të rëndësishëm, i cili deri më sot ka qenë ekskluzivisht domain i kompanive private.
E pagëzuar me emrin Mobal, kompania do të ketë si objekt operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë destinacionet turistike. Paralelisht kompania shtetërore do të ofrojë edhe transportin e nxënësve dhe mësuesve
Por, Mobal nuk do të funksionojë vetëm si ofruese shërbimi, por do të ketë edhe shumë më tepër kompetenca, përfshirë edhe organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, do të zhvillojë dhe menaxhojë sisteme digjitale dhe aplikacione për mbikëqyrjen dhe informimin në kohë reale mbi shërbimet e transportit.
Sipas dokumentave të depozituara në QKB administratori i kompanisë është emëruar Henri Telharaj, i cili deri më tani ka mbajtur postin e këshilltarit të Belinda Ballukut. Kompania do të ketë një kapital fillestar prej 10 milionë lekësh, i disbursuar nga fondet e buxhetit të shtetit, ndërkohë që mbetet ende e paqartë se cilat linja do të operojë ajo.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK6 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
