Rriten borxhet e familjeve zvicerane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një analizë e efekteve të pandemisë Covid nga Qendra e Kërkimeve Ekonomike në ETH Cyrih zbuloi se 11 përqind e familjeve me të ardhura më pak se 4,000 franga në muaj dhe 6 përqind e familjeve me të ardhura midis 4,000 6,000 duhej të hynin në borxhe për të mbuluar shpenzimet e tyre.

Kryesisht njerëzit që janë bërë të papunë (25 përqind), janë të vetëpunësuar (13 përqind) ose kanë ulur orët e punës (11 përqind), kanë huazuar para gjatë pandemisë, zbuluan studiuesit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Pavarësisht se është një nga vendet më të fuqishme, duket se pandemia nuk ka lënë pa dëmtuar edhe ekonominë zvicerane, ku disa sektorë ende janë të mbyllur dhe dëmet pritet të rriten edhe më shumë.

Share This Article