Rriten infektimet me variantin Delta të COVID-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Varianti Delta i koronavursuit, i identifikuar për herë të parë në Indi, po shihet më shqetësim në të gjithë botën, pasi numri i rasteve të reja vijon të jetë në rritje.

Të dhënat janë shqetësuese në disa pjesë të Azisë, përfshirë edhe Korenë e Jugut, që ka raportuar shifra rekord. Ndërkohë edhe në SHBA vijojnë masat parandaluese, teksa Britania e Madhe iu jep përparësi të vaksinuarëve.

Varianti Delta i koronavursuit, i identifikuar për herë të parë në Indi, po shihet më shqetësim në të gjithë botën, pasi numri i rasteve të reja vijon të jetë në rritje.

OBSH ka paralajmëruar marrjen e masave, duke vijuar me procesin e vaksinimit, pasi kjo është e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid 19.

Të dhënat e fundit janë shqetësuese në një pjesë të Azisë, përfshirë edhe në Korenë e Jugut, e cila ka raportuar 1.896 raste të tjera të Covid-19, shifra më e lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë në vitin 2020.

Edhe në SHBA, vendin më të prekur nga pandemia në të gjithë botën, ka shkuar në 611.316 numri i viktimave nga Covid-19, prej të cilëve 304 kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve deri më tani, ka arritur në 34.608.322, me 71.920 raste në 24 orët e fundit. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,92 milionë raste të konfirmuara dhe 64.292 të vdekur.

Share This Article