Ministri i Shëndetësisë në Liban pas rasteve të shtuara me koronavirus ka kërkuar një bllokim dy javor të vendit.
Ky vendim vjen dhe pas shpërthimit shkatërrues të datës 4 gusht në Bejrut, ku më pas qytetarët filluan protesta ku bënin përgjegjës qeverinë për atë që ndodhi.
“Ne shpallim sot një gjëndje alarmi të përgjithshme dhe kemi nevojë për një vendim të guximshëm për të mbyllur vendin”- tha Hamad Hassan për radion Voice of Liban.
Gjithashtu ai tha se këto dy javë do të lejonin mjekët të përqëndroheshin në trajtimin e më shumë se 6,000 personave të plagosur nga shpërthimi, ku shimica e tyre janë në gjendje të rëndë.
Ditën e diele, Ministria e Shëndetësisë raportoi 438 raste të reja me koronavirus dhe gjashtë vdekje. Ndërkohë, agjensia e KB për refugjatët palestinezë konfirmoi se katër persona me Covid-19 kishin humbur jetën në kampe Libane dhe paralajmëruan se gjërat mudn të dalin jashtë kontrollit.
Në zhvillime të tjera në Lindjen e Mesme:
Autoritetet në Jordan mbyllën qytetin verior të Ramtha, i cili është afër kufirit me Sirinë, pasi pati shumë të infektuar me Covid-19.
Iraku ndaloi turistët e huaj të hynin në vend për të ndihmuar në kufizimin e përhapjes së koronavirusit përpara ritualeve fetare të muslimanëve të Ashures, të cilat fillojnë në fund të gushtit.
Miliona njerëz mblidhen në faltoret dhe xhamitë në qytetin Karbala dhe në vende të tjera.