Rriten shpenzimet minimale për familjet në Maqedoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shpenzimet minimale për një familje katëranëtarëshe në tetor janë rritur për 200 denarë në krahasim me shtatorin, tregojnë të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), e cila çdo muaj e përpunon për shportën sindikale të konsumit.

Sipas këtyre të dhënave, shporta minimale sindikale në tetor arrin 34.584 denarë. Ushqimi merr pjesë me 42,7 për qind në strukturën e përgjithshme të shportës ose për ushqim dhe pije nevojiteshin 14.779 denarë. Për shpenzimet e regjisë nevojiteshin të paktën 10.879 denarë, ndërsa për higjienë 2.390 denarë.

“Për shkak të rritjes evidente të çmimeve, është e qartë se na duhet rritje e pagave me të cilat ne si punëtorë pa u shqetësuar për ekzistencën tonë do të mund t’i mundësojmë të paktën shpenzimet në lartësi të një shporte sindikale të konsumit. Prandaj, bëjmë apel të pranohen vërejtjet e sindikatave lidhur me rritjen e pagave që mos vazhdojnë trendi i varfërimit të qytetarëve”, thonë nga Sindikata.

Nga atje vlerësojnë se është e arsyeshme kërkesa për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë dhe rritje lineare të pagave të tjera.

Share This Article