Rriten të ardhurat mesatare në Gjermani në vitin 2018

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të ardhurat e punëtorëve gjermanë u rritën me 3% në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë, njoftoi Agjencia Gjermane e Punësimit (BA) në një raport të publikuar sot.

Të ardhurat mesatare të punëtorëve gjermanë në vitin 2017 ishin 3209 euro në muaj, të cilat u rritën në 3304 euro në vitin 2018.

“Arsyet e kësaj rritjeje janë të ardhura më të larta dhe një rritje e numrit të punëtorëve profesionistë të cilët në përgjithësi fitojnë më shumë”, sipas këtij raporti.

Sipas statistikave të fundit, niveli i lartë i edukimit përkthehet në paga më të larta. Punëtorët të cilët kanë përfunduar universitetin fitonin mesatarisht 5113 euro në muaj në vitin 2018. Ndërsa punëtorët të cilët nuk kishin edukim formal fitonin 2461 euro./ATSH/

Share This Article