Rriten tensionet, Franca anulon bisedimet me Britaninë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, i ka anuluar bisedimet me homologen britanike, Priti Patel, pasi kryeministri britanik, Boris Johnson, i bëri thirrje Francës që t’i marrë emigrantët që e kanë kaluar Kanalin Anglez dhe që janë futur në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Në eskalimin e krizës politike pas vdekjes së 27 personave në Kanalin Anglez, ministri francez tha se Franca është e zhgënjyer nga plani i kryeministrit britanik. “Publikimi i tij (i planit) e bëri atë edhe më të keq”, tha ai.

Johnson tha se i ka shkruar letër presidentit francez, Emmanuel Macron, duke propozuar pesë hapa për të “lëvizur më tutje dhe më shpejt” për ta shmangur përsëritjen e tragjedisë së të mërkurës, kur vdiqën 27 persona, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Një marrëveshje me Francën për t’i marrë emigrantët që e kalojnë Kanalin përmes kësaj rruge të rrezikshme do të kishte ndikim të menjëhershëm dhe të konsiderueshëm”, thuhet në letrën e kryeministrit britanik.

Ministria e Brendshme e Francës përmes një deklarate tha: “Letrën e Boris Johnsonit e konsiderojmë të papranueshme dhe në kundërshtim me diskutimet mes palëve. Si pasojë, Priti Paten nuk është e ftuar më në takimin e së dielës, që përsëri do të zhvillohet mes Francës, Belgjikës, Holandës, Gjermanisë dhe Komisionit të BE-së.”

Incidenti i së mërkurës ishte më i rëndi me emigrantë në Kanalin Anglez që është regjistruar ndonjëherë dhe përfshiu 17 burra, shtatë gra – njëra prej të cilave shtatzënë – dhe tre fëmijë.

Share This Article