Rriten tensionet mes Japonisë e Koresë Jugore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grup i ligjvënësve të Koresë Jugore i vizituan ishujt e kontestuar me Japoninë, duke e nxitur reagimin e Ministrisë së Jashtme të Japonisë. Marrëdhëniet mes dy shteteve janë prishur edhe për shkak të taksave tregtare të Japonisë.

Gjashtë deputetë të Koresë Jugore i vizituan të shtunën ishujt e vegjël të njohur si Dokdo nga koreanët dhe Takeshima nga japonezët. Kjo vizitë po vlerësohet si protestë ndaj taksave japoneze për pjesët teknologjike të telefonave.

“Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë së Koresë së Jugut, Japonia jo vetëm që nuk e ka larguar Korenë Jugore nga e ashtuquajtura listë e bardhë, por po pretendon se këta ishuj janë pjesë e territorit të vet, duke i përkeqësuar marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Sul Hoon, deputet e Partisë Demokratike në Korenë e Jugut.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë ka thënë përmes një deklarate se deputetët koreanë e kanë injoruar kërkesën paraprake të Japonisë për të mos e bërë këtë vizitë dhe shtoi se ky veprim i tyre është për keqardhje.

Kjo ministri gjithashtu tha se ishujt Takeshima janë pjesë e pandashme e territorit të Japonisë në aspektin historik dhe sipas ligjeve ndërkombëtar, shkruan “Reuters”.

Share This Article