Rriten tensionet SHBA-Iranit, i dërguari amerikan niset për në Lindje të Mesme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Iranin, Brian Hook, do të udhëtojë në rajonin e Gjirit Persik për të biseduar me aleatët rreth tensioneve me Iranin.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Hook niset të enjten në turne, ndërsa do të zhvillojë takime në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, Oman dhe Bahrejn.

“I dërguari do të diskutojë agresionin rajonal të Iranit, përfshirë sulmet e fundit mbi dy cisterna të naftës në Gjirin e Omanit”, thuhet në deklaratë.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë tensionuar rëndë, prejse Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, janë tërhequr nga një marrëveshje bërthamore dhe kanë rikthyer sanksionet ekonomike kundër Republikës Islamike.

Tensionet e larta kanë rritur frikën nga një konflikt i armatosur në rajon, edhe pse Uashingtoni dhe Teherani kanë thënë se nuk janë të interesuar të fillojnë luftë.

Share This Article