Rriten tensionet Turqi-Greqi në Mesdhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi të premten Greqinë se Turqia do të hakmerret ndaj çdo sulmi kundër anijes së saj Oruç Reis që eksploron për naftë e gaz në Mesdheun lindor, ku Ankaraja është e përfshirë në një mosmarrëveshje me Athinën në ujërat për të cilat të dyja palët kanë pretendime.

Tensionet janë rritur pas fillimit nga Turqia të operacioneve të kërkimit në fillim të kësaj jave.

Zoti Erdogan ka paralajmëruar se çdo sulm ndaj anijes eksploruese turke do të paguhet me një “çmim të lartë”.

Duke folur para gazetarëve pas lutjeve të së premtes në Stamboll, zoti Erdogan tha se një prej anijeve luftarake që shoqëronte anijen eksploruese Oruç Reis, kishte “marrë përgjigjen e duhur” për një sulm nga një fregatë greke të enjten. “Nëse kjo vazhdon, ata do të marrin përgjigjen e merituar,” tha Presidenti turk.

Anija turke Oruç Reis është duke lëvizur midis Qipros dhe ishullit grek të Kretës, nën vëzhgimin e një numri fregatash greke. Të mërkurën njëra prej tyre, përplasi pjesën e përparme me kiçin e një anijeje shoqëruese turke. Një burim grek i mbrojtjes e përshkroi ngjarjen si “aksident”./ VOA

Share This Article