Rriten vdekjet në Skoci, Surgeon skocezëve: Qëndroni mbyllur gjatë Pashkëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Mountain view point over Edinburgh city.

Nicola Sturgeon u ka bërë thirrje skocezëve të vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur gjatë Pashkëve. Në një mbledhje online me drejtuesit e partive të tjera në Skoci, ministrja Surgeon ka deklaruar karantina në Skoci do të vazhdojë “edhe për disa javë”. Për momentin në Skoci numri i të infektuarve me Koronacirus sha arritur në 1781, ndërsa numri i vdekjeve është rritur nga 81 në 447.

“Unë e di sesa e vështirë është që njerëzit ta bëjnë këtë,- ka thënë Ministrja Surgeon – do të duket edhe më e vështirë gjatë kësaj fundjave të festave të Pashkëve, veçanërisht për familjet me fëmijë dhe në të vërtetë për vetë fëmijët dhe për njerëzit e moshuar që normalisht do të donin të kalonin kohë me nipërit e mbesat e tyre”. Surgeon ka vazhduar më tej: “Ju lutemi qëndroni në kontakt me familjen, miqtë dhe të dashurit në çfarëdo mënyre alternative të funksionojë më mirë për ju. Kujdeseni për njerëzit, ndërsa qëndroni fizikisht larg tyre, por ju lutemi ndiqni rregullat dhe qëndroni në shtëpi gjatë Pashkëve”. (BBC).

Share This Article