Rritet bilanci i tërmetit në Marok, 2.500 jetë të humbura dhe po aq të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Marok u rrit të hënën në gati 2.500 jetë të humbura dhe po aq njerëz mbeten të plagosur nga tragjedia e së premtes.

Media shtetërore e vendit raportoi se deri tani nga tërmeti kanë humbur jetën 1,452 persona në rajonin e Al-Huzit, 764 në Tarudon, 202 në Çiçaua, 41 në Uarzazate, 18 në Marakesh, 11 në Azilal, 5 në Agadir dhe tre në provincën e Kazablankës.

Tërmeti me magnitudë 6,8 ra në jug-perëndim të qytetit antik të Marakeshit, një destinacion popullor turistik.

Të dielën, lëkundje të tjera të forta me magnitudë 4,5 tronditën rajonin.

Mbretëria marokene shpalli tre ditë zie për fatkeqësinë dhe ka filluar të pranojë ndihmën e pak vendeve të tjera në mënyrë që të shmangë “mungesën e koordinimit”.

Share This Article